Sot Liga e Europës dhe Liga e Konferencës/ Gjimshiti do kualifikimin në Gjermani, Kumbulla drejt Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2022 | 8:40

Sot Liga e Europës dhe Liga e Konferencës/ Gjimshiti do kualifikimin në Gjermani, Kumbulla drejt Tiranës

Dita e “Europës së vogël” është sot. Pas përfundimit të Ligës së Kampioneve, sot do të zbresin në fushë ekipet që garojnë në kompeticionin e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.

kumbulla-gjimshiti

Nga njëra anë, është mbrojtësi Berat Gjimshiti i cili me Atalantën e tij kërkon kualifikimin në raundin e dytë ndaj Leverkusenit, por këtë radhë luhet në Gjermani dhe sfida e parë në Bergamo ka përfunduar me shifrat 3-2 për skuadrën e Gasperinit. Sa i përket formacionit, shtatlarti i Kombëtares pritet që të jetë në formacionin startues. Kujtojmë që në Ligën e Europës Gjimshiti realizoi një dygolësh ndaj grekëve të Olimpiakosit, çka i dha edhe kualifikimin ekipit. Ndërsa sot detyra e 29-vjeçarit është që të mbrojnë rezultatin që kanë arritur në ndeshjen e parë.

sdfsdf

KUMBULLA – Ndërkohë, sa i përket Ligës së Konferencës, me finalen që do të luhet në Tiranë, Marash Kumbulla vazhdon rrugëtimin e tij me Romën nën drejtimin e Zhoze Murinjos. Verdhekuqtë do të përballen me holandezët e Viteshes në ndeshjen e kthimit në “Olimpiko”. Takimi i parë ka përfunduar me fitoren 0-1 të romanëve. Sa i përket aktivizimit të Kumbullës, në ndeshjen e parë doli edhe lojtari me notën më të lartë të ekipit dhe në prag të sfidës ndaj Viteshes është shprehur edhe trajneri Murinjo: “Zaniolo është në rregull, nuk ka nevojë për pushim. Pse të mos jetë Rui Patrisio ose dikush tjetër ai që duhet të pushojë? Në ndryshim nga ndeshja me Udinezen nuk do të kemi Mançinin dhe Serzho Oliveirën. Kumbulla ndërkohë do të kthehet së bashku me Mkitarjanin. Shënojmë pak? Nuk po flasim për Levandovskin që nuk po shënon. Është çështje cilësie, profili të ndryshëm”, përfundoi Murinjo që si duket i jep edhe një mesazh të qartë klubit që të ndërhyjë në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"