Sot Kupa e Shqipërisë/ 6 përballje interesante, zbuloni të gjitha fushat ku do të luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 9:01

Sot Kupa e Shqipërisë/ 6 përballje interesante, zbuloni të gjitha fushat ku do të luhet

Do të luhen ditën e sotme 6 sfidat e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Për shkak të axhendës së ngjeshur për shkak të bojkotit 2 mujor, ekipit do të zbresin në fushë, edhe pse skenën e kanë “rrëmbyer” ekipet kombëtare.

kupa17-1

Dy përballje me aromë Superiore ditën e sotme. Në Grupin A, Teuta pret në “Niko Dovana”, Kastriotin e Ndreut, në një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar. Ndërkohë në Grupin B, Apolonia është mysafire ndaj Partizanit, në sfidën që do të luhet në Pogradec.

Në 4 përballjet e tjera, Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi janë favorite  në letër, respektivisht përballë Korabit, Pogradecit dhe Besës. Një takim tepër i luftuar pritet të jetë dhe ai mes Bylisit dhe Dinamos. Të gjitha këto sfidat do të startojnë në orën 13:30.

KUPA E SHQIPËRISË

Turi i dytë (Ora 13:30)

GRUPI A

TIRANA-KORABI (Në “Skënder Halili”)

TEUTA-KASTRIOTI (Në “Niko Dovana”)

BYLIS-DINAMO (Në “Adush Muça”)

 

GRUPI B

KUKËSI-BESA (Në kompleksin Internacional në Pezë-Helmes)

SKËNDERBEU-POGRADECI (Në stadiumin “Skënderbeu”)

PARTIZANI-APOLONIA (Në “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec)

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"