“Kjo ishte vetëvrasje e futbollit”, Gasperini: Nuk po kërkojmë shkencëtarë të NASA-s, s’po them gjë për UEFA-n sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:06

“Kjo ishte vetëvrasje e futbollit”, Gasperini: Nuk po kërkojmë shkencëtarë të NASA-s, s’po them gjë për UEFA-n sepse…

Trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini komentoi humbjen e skuadrës së tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampioneve. Tekniku Italian u shpreh se dalja me karton të kuq e mesfushorit Frojler shkatërroi ndeshjen.
de653b4ee3cc569232db60475fdf16ff89e5f062-1614167372-2b8d2d14-960x640
Për sa i përket kualifikimit, Gasperini e konsideron skuadrën e tij në pozitë të rrezikshme për t’u eliminuar. Tekniku italian nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrimit në ndeshjen e sotme duke kritikuar gjyqtarët për vendosje të standartave të dyfishta në gjykim. Gjykimi i sotëm sipas Gasperinit ishte shembull i “vetëvrasjes së futbollit”. Ai nuk pranoi të shprehte kritika apo akuza për UEFA-n për të shmangur përjashtimin 2-mujor.

“Kjo ndeshje u shkatërruar. Nuk di se me çfarë rezultati do të mbyllej ndeshja, duhej të mbroheshim. Më erdhi shumë keq që u ndëshkuam në fund. Ai episod ishte i tepërt. Na duhet vetëm fitorja në Madrid. Jemi brenda një fuçie. Po kalojmë momentin më të mirë. Ka një tentativë për të hequr çdo lloj krahasimi. Kjo është një vetëvrasje e futbollit. Kam marrë një skualifikim të madh. Nuk po then asnjë gjë për UEFA-n sepse do të më përjashtojë për dy muaj, por kjo është vetëvrasje e futbollit. Nuk mund të kemi arbitra që nuk bëjnë dot dallimin mes një faulli dhe një ndërhyrjeje. Nëse nuk e kuptojnë dot kë të gjë, atëherë të bëjnë ndonjë punë tjetër. Nuk po bëjmë shkencë raketash, nuk është e nevojshme të jesh shkencëtar në NASA. Arbitrat  janë një element i rëndësishëm i futbollit. Ata kanë gjithçka e më shumë. Në kampionatin tonë ndodhin 100 faulle”, u shpreh i zhgënyer trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini pas humbjes së skuadrës së tij kundër Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"