“Sot humbëm për fajin tim”, titullari i Junajtid merr përgjegjësinë për disfatën ndaj Brentfordit: Gabova shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 22:04


“Sot humbëm për fajin tim”, titullari i Junajtid merr përgjegjësinë për disfatën ndaj Brentfordit: Gabova shumë

Mançester Junajtid pësoi një disfatë turpëruese ndaj Brentfordit në transfertë me rezultatin 0-4.

de gea

Pas ndeshjes ka folur edhe vetë portieri i “Djajve”, David De Gea i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë humbje duke pranuar gabimet tek golat e pësuar.

“Po marr përgjegjësitë pas ndeshjes. Mendoj se i kushtova tre pikët skuadrës time. Bëra një paraqitje të dobët.

Pas gabimit të parë dhe të dytë u bë e vështirë për shokët e mi të skuadrës për të reaguar.

Duhet ta kisha pritur golin e parë, me atë pritje rezultati final do ët ishte ndryshe.”, u shpreh De Gea.

PANORAMASPORT.AL