Sot hidhet “Play-Off”-i/ Nga gjysmëfinalet te finalet, ja rregullorja e përcaktimit të biletave të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 14:37

Sot hidhet “Play-Off”-i/ Nga gjysmëfinalet te finalet, ja rregullorja e përcaktimit të biletave të fundit

Europa kompletoi xhiron e saj të parë në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar.

FIFA World Cup Qatar 2022 European qualifying draw

10 të parat e çdo grupi (Gjermani, Danimarkë, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë, Serbi, Angli, Zvicër dhe Holandë) mund të nisin të mendojnë për akomodimin në Lindjen e Mesme dimrin e ardhshëm, ndërsa 10 vendet e dyta (Portugali, Itali, Poloni, Suedi, Ukrainë, Turqi, Maqedoni e Veriut, Uells, Rusi e Skoci), plus Austrinë dhe Çekinë (skuadrat që grumbulluan më shumë pikë në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve, të edicionit të kaluar) do të luftojnë mes tyre për tri vendet e fundit që Europa dërgon në Kupën e botës.

Formula – Për fazën “play off” dhe për të ndarë “kokat” dhe “jokokat e grupeve”, të 12 skuadrat renditen në varësi të pikëve të grumbulluara në total. Për të saktësuar renditjen, numërohen pikët e grumbulluara mes pesë vendeve të para, ndaj grupet me gjashtë skuadra siç ishte për shembull ai i Holandës, pikët e grumbulluara me vendet e fundit zërohen.

Pasi kompletohet ky hap, 6 skuadrat që kanë marrë më shumë pikë do të jenë koka grupi, konkretisht: Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi. Ndërkohë, “jokoka grupi” janë Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe dy më të mirat e Ligës së Kombeve, Austria e Çekia.

Këto 12 skuadra do të ndahen në tri grupe me nga 4 kombëtare, ku në çdo grup do të shortohen dy gjysmëfinale me ndeshje teke (me eliminim direkt) dhe më tej fitueset e tyre do të luajnë për biletën në Katar. Kjo do të thotë se secili nga 3 grupet do të nxjerrë fituesen e tij, për të kompletuar 13 kombëtaret që Europa dërgon në Kupën e botës, e cila nis më 21 nëntor 2022 dhe përfundon më 18 dhjetor 2022.

Në gjysmëfinale, asnjë “kokë grupi” nuk mund të kapë një “kokë grupi” tjetër, e njëjta gjë edhe për skuadrat “jokoka grupesh”, por në çdo grup do të ketë dy skuadra “koka grupesh” të cilat mund të ndeshen mes tyre, vetëm në finalen e grupit. Shembull –

Një short i mundshëm i një grupi sot në orën 17:00 në Cyrih, mund të jetë: Itali, Portugali, Turqi, Poloni. Italia dhe Portugalia nuk mund të ndeshen mes tyre në gjysmëfinalen e grupit, duke qenë “koka grupi”, ndaj për të kaltrit mund të ekzistojë rreziku i sfidimit të Levandovskit me shokë (ose i Turqisë), ndërsa kombëtarja e Ronaldos do të sfidojë Turqinë (ose Levandovskin).

Këto do të jenë takime me eliminim direkt dhe fitueset e dy gjysmëfinaleve, për shembull Italia dhe Portugalia në rast se kalojnë do të luajnë për biletën e vetme të grupit për në “Katar 2022”. Shkurt, do të jetë një minikompeticion në vetvete, shumë i rrezikshëm për kombëtaret e mëdha.

BOT

BOT `

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"