Sot gjendet akordi me Interin, Kristjan Asllani drejt ngjyrave zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 8:38

Sot gjendet akordi me Interin, Kristjan Asllani drejt ngjyrave zikaltër

Kristjan Asllanit nuk i pritet që të veshë fanellën zikaltër, motiv për të cilin ka rënë dakord me transferimin në Milano prej kohësh, edhe pse mes Empolit dhe Interit pritet ende takimi përfundimtar.

asllani vs inter

Ashtu si mesfushori, edhe zikaltrit nguten për të firmosur me atë që do të jetë alternativa, lojtarit kyç të skuadrës, Marselo Brozoviçit dhe për këtë drejtuesit kanë programuar sot takimin me presidentin e toskanëve Fabricio Korsi.

Oferta e milanezëve është rritur në 12 milionë euro nga 9.5 milionë eurot fillestare duke i shtuar edhe huazimin e Martin Satrianos dhe Lusien Agumesë Empolit.

E gjitha ka ngelur tashmë në duart e drejtuesve të Empolit, të cilët kanë dhënë miratimin e tyre për largimin e elbasanasit, por duhet ende të vendosin mbi emrat që Interi do të përfshijë në marrëveshje.

Nëse trajneri i ri Zaneti nuk do të jetë dakord me dy lojtarët, atëherë Interi mund ta rrisë ofertën deri në 14 milionë euro, ndërkohë që pret edhe konfirmimin e formulës së transferimit.

Interi kërkon huazimin që do të shndërrohet në blerje të detyrueshme me plotësimin e një numri të caktuar ndeshjesh nga ana e Asllanit, që ka të gjithë besimin e nënkampionëve të Italisë të cilët i kanë propozuar një kontratë 5-vjeçare me 1.2 milionë euro në sezon.

Me takimin me Korsin që pritet të jetë i fundit i kësaj tratative, javën e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i 20-vjeçarit tek Interi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"