Sot fillon sezoni i ri i Premier Ligës, këto janë 7 risitë e edicionit 2017-2018

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 15:39

Sot fillon sezoni i ri i Premier Ligës, këto janë 7 risitë e edicionit 2017-2018

Çdo sezon i ri sjell me vete risi në rregulla, të cilat shkaktojnë shpesh debat dhe diskutime. Këto do të jenë më pikantet që pritet të shohim këtë edicion në Premier Ligë dhe kompeticionet e tjera në Angli.

premier liga celsi

SISTEMI “ABBA” I PENALLTIVE

Geri Kejhill mund të mos jetë një tifoz i formatit “ABBA” (skuadrat ekzekutojnë dy 11-metërsha radhazi) të penalltive. Çelsi e inauguroi pa sukses në finalen e Superkupës kundër Arsenalit. Çfarë kuptuan? Se kush shkon i pari te pika e bardhë, nuk ka më të njëjtat shanse si në sistemin e vjetër të penalltive, ku 60% e skuadrave që gjuanin të parat fitonin. Ideja e këtyre penalltive të reja është që të ekuilibrojë shanset, ashtu siç ndodh në tenis.

FUTBOLLI I TË PREMTEVE

Shkëlqimi i diellit që shoqëron zakonisht startin e Premier Ligës në gusht, do të zëvendësohet nga ai i prozhektorëve në “Emirates”, ndërsa ngre siparin Premier Liga për herë të parë ditën e premte. Leiçesteri udhë- ton në Londër për t’u ndeshur me Arsenalin. Transmetuesi televiziv “Sky” kishte të drejtën që të zgjidhte 10 ndeshje për t’u zhvilluar ditën e premte, por zgjodhi vetëm 5.

RISHIKIM I SIMULIMIT

Ky është rregulli që do të shkaktojë më shumë debat. Dhënia e asistencës për arbritrat për një temë kaq delikate është për t’u duartrokitur, por do të jetë intriguese për të parë sesi mekanizmi do të funksionojë në praktikë. Incidentet do të rishikohen nga një panel i përbërë nga ish-trajnerë, futbollistë dhe arbitra, të cilat do të shikojnë provën e videos në mënyrë të pavarur dhe nëse do të ketë një vendim unanim që lojtari ka mashtruar arbitrin, atëherë ai do të pezullohet me dy ndeshje.

VIJA TË DREJTA NË FUSHË

Pas titullit të parë, Leiçesteri pikturoi logon e klubit në fushën e blertë me zigzage. Por nuk do lejohet më. Premier Liga ka vendosur që sipërfaqja e tapetit të blertë të mos ketë shenja të tjera veç vijave tradicionale horizontale dhe vijave të bardha.

“CARABAO CUP”

Pas “Milk”, “Littlewoods”, “Rumbelows”, “Coca-Cola”, “Worthington”, “Carling” dhe “Capital One”, tani kemi “Carabao Cup”! Një pije energjike tajlandeze që përkthehet “demi i kuq” u zgjodh sponsori i ri i Kupës së Ligës, e cila do të mbajë këtë emër.

TOPI I RI

“Nike” ka prodhuar gjeneratën e 17-të të topit “Ordem V” prej vitit 2001 dhe këtë vit sjell një top, i cili nuk bën më firo në ajër dhe do gëzojë portierë dhe sulmues.

FANELLAT

Për herë të parë logoja e Premier Ligës do jetë e stampuar në fanella. Germa e emrit të lojtarëve do të jetë më e pastër se sezonin e shkuar, ndërsa numrat më të rrumbullakosur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"