Sot fillon Seria A, Alegri: Jemi favoritë nëse ulim veshët, të mësojmë nga Reali i Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 11:53

Sot fillon Seria A, Alegri: Jemi favoritë nëse ulim veshët, të mësojmë nga Reali i Madridit

Punë, mendjemadhësi si dhe përulje… Masimiliano Alegri prezantohet në vigjilje të sfidës kundër Kaljarit, e cila do të hapë sezonin e ri të Serisë A me idetë shumë të qarta, me nervozizmin e duhur prej lideri dhe me bindjen se për titullin e shtatë radhazi, Juventusi i tij duhet të djersijë shumë që ta arrijë.

Alegri finale 2017

“Çdo vit që kalon vëmendja dhe vështirësitë shtohen, ndërsa marshi i gabimit duhet të ulet, sepse për të fituar titullin e shtatë radhazi do të jetë më shumë sesa thjesht e vështirë. Jemi favoritë, por vetëm nëse tani e tutje të gjithë do t’i mbajnë veshët poshtë dhe nisim të punojmë njësoj si të tjerët që janë të uritur për të fituar.

Nuk do të jemi favoritë nëse e përballojmë sezonin me mendjemadhësi, duke u nisur nga fakti se do të fitojmë me siguri vetëm sepse të tjerët na shohin kështu. Nesër (sot) në orën 18:00 do të kemi zero pikë, njësoj si të tjerat dhe ky sezon do të jetë më i ekuilibruar sesa ai i kaluari. Prandaj, për t’ia dalë na nevojitet qetësi dhe ekuilibër”.

DIBALA

Në lidhje me pritshmëritë nga lojtarët e tij, trajneri bardhezi shton. “Matuidi duhet ende të bëjë stërvitjen e parë me ne, prandaj për atë do të flas më vonë. Ndërsa lojtari, nga i cili pres shumë, është Dibala. Paulo tregoi se nuk e vuajti presionin e bluzës me numër 10. Ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe objektiva të qartë.

Për atë, ky do të jetë sezoni më i rëndësishëm, sepse duhet të konfirmohet jo vetëm në Itali, por pres që të spikasë dhe të bëjë diferencën edhe në Europë. Është një djalë i ri me cilësi të mëdha, por do të gabonte nëse mendon se e ka arritur majën. Ka ende shumë punë për të bërë dhe sivjet pres nga ai që të më tregojë sesa vlen. Pres mrekullira prej tij”.

MODELI REAL MADRID

Alegri nuk ka humbur rast për t’i kërkuar ekipit të tij që sivjet t’i dhurojë Champions-in, por ai kërkon ta nisë nga Superkupa e humbur. “Nuk mendoj se kundër Lacios prishëm gjithçka kemi bërë në të paktën dy vitet e fundit, por natyrisht që aq gabime taktike brenda një ndeshjeje është e patolerueshme. Tani duhet të rikthehemi të luajmë si Juventusi.

Duhet të ndjekim shembullin e Realit të Madridit, të asaj skuadre për të cilën ne nuk treguam respekt në Kardif, sepse ndiheshim favoritë dhe na mundi. Por ata, edhe pse me shumë kampionë të mëdhenj, na respektuan, na vlerësuan dhe në fund shfrytëzuan me qetësi mendjemadhësinë tonë dhe na mposhtëm. Ne duhet të ndjekim shembullin e Realit nëse duam të pushtojmë Europën”.

JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"