Sot është ylli i Barcelonës, por mund të luante me Realin. Lojtari tregon prapaskenën e bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 16:19

Sot është ylli i Barcelonës, por mund të luante me Realin. Lojtari tregon prapaskenën e bujshme

Mesfushori i Barcelonës, Pedri është një ndër talentet më premtues në botë. 19 vjeçari po ngjit me të shpejtë hapat e karrierës dhe sapo është kurorëzuar si “Lojtari i ri më i mirë”, i vitit. Megjithatë karriera e tij mund të ishte me rivalët më të mëdhenj të kalatanasve.

pedri

Në një intervistë për mediat, spanjolli ka treguar një prapaskenë merkatoje lidhur me një transferim të mundshëm tek Real Madrid.

“Kur luaja tek Las Palmas, Reali më mori për të bërë një provë me ta. Sipas tyre nuk isha në nivelin e duhur. Kështu që qëndrova në ekipin tim dhe mësova shumë aty. Gjëja e mirë ishte se isha afër shtëpisë dhe në moshën 16 vjeçare është mirë që të kesh suportin e të afërmëve të tu”.

Pedri është titullar i padiskutueshëm me Barcelonën dhe një pikë kyçe në kombëtaren e Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"