“Sot është dita më e bukur e jetës sime”, Elis Bakaj ndan me miqtë gëzimin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 21:42

“Sot është dita më e bukur e jetës sime”, Elis Bakaj ndan me miqtë gëzimin e madh

Elis Bakaj ka përjetuar  sot një nga momentet më të bukura të jetës. Futbollisti kryeqytetas është bërë sot baba për herë të parë, teksa bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë vogëlushen Alison.

BAKAJ 1

Këtë lajm të gëzueshëm, 32-vjeçari e ka ndarë me miqtë e tij në Instagram, duke e cilësuar 19 janarin si ditën më të bukur të jetës.

“19 ka qenë gjithmonë numër me fat për mua dhe në 19-01-2020 është dita më e bukur e jetës time. Alison, mirë se erdhe në jetën tonë shpirti babit. Babi dhe mami lut Zotin që të japi shëndet dhe të japi çdo gjë që ti dëshiron në jetën tënde. Babi do bëjë çdo gjë që ti të jesh e lumtur. Faleminderit Zot”, ishte postimi i Bakajt në “Insta”.

bakaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"