Sot e ka kundërshtar, por “zonja e vjetër” bën gati 250 milionë euro për yllin e Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 15:56

Sot e ka kundërshtar, por “zonja e vjetër” bën gati 250 milionë euro për yllin e Totenhemit

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja. “Don Balon” lëshon bombën dhe ndez supersfidën mes Juventusit dhe Totenhemit. Portali i njohur spanjoll shkruan se bardhezinjtë po mendojnë seriozisht të afrojnë sulmuesin anglez Herri Kejn në merkaton e verës.

totenham

Oferta është e çmendur dhe shkon deri në 250 milionë euro. “Zonja” nuk vuan aspak nga aspekti ekonomik dhe, për këtë fakt, kërkon të sfidojë ekipet e mëdha në luftën për sulmuesin. Me shumë mundësi, paratë do të vijnë edhe nga shitja e Dibalës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"