Sot dita e Eriksenit, reagon Marota: Nuk kemi pse të fshihemi më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 9:55

Sot dita e Eriksenit, reagon Marota: Nuk kemi pse të fshihemi më

Përpara nisjes së ndeshjes Inter-Kaljari, e mbyllur më pas me rezultatin 1-1, administratori i deleguar i klubit zikaltër, Xhuzepe Marota, ka folur për mikrofonat e “DAZN”, ku ka diskutuar edhe lidhur me afrimet e reja dhe në veçanti Kristian Eriksenin.

Eriksen

Për mesfushorin danez, ndërkohë, është arritur akordi total me Totenhemin, mbi bazën e një shifre prej 20 milionë eurosh pa bonuse dhe 5% si premio solidariteti si skuadra që e ka rritur profesionalisht; pritet sot për vizitat në Milano. “Jang dhe Mozes janë profesionistë të rëndësishëm.

marota

Do t’u duhet pak kohë të ambientohen, por Konte do  të kujdeset për këtë gjë. Eriksen? Nuk kemi pse të fshihemi më. Jam optimist”, përfundoi Marota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"