Sot bojkot, nesër përballje. Dy skuadrat e njohura të Superiores masin forcat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 15:40

Sot bojkot, nesër përballje. Dy skuadrat e njohura të Superiores masin forcat

Vllaznia dhe Apolonia do të zbresin nesër fushën e “Loro Boriçit” për të matur forcat teksa Kategoria Superiore vazhdon me bojkotimin e kampionatit.
119918238_3323831961027140_2221947970498189016_o
Klubi shkodran bën me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp se testi me fierakët do të luhet një orë më herët, pra jo në orën 17:00, por në orën 16:00.

Kujtojmë që ditën e sotme skuadrat zbresin në fushë për të demonstruar bojkotin e kampionatit si kundërpërgjigje e klubeve të Kategorisë Superiore për mosplotësimin e kërkesave ligjore, financiare, etj.

Njoftimi i Vllaznisë

NDRYSHIM ORARI

Ju bëjmë me dije se ndeshja e nesërme miqësore ndaj Apolonisë e planifikuar pêr t’u luajtur në orën 17:00, do të startojë 60 minuta më herët, pra në orën 16:00.

njoftim

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"