“Sormani ishte planifikuar që në qershor”, flet presidenti i Partizanit: Edhe nëse nuk fitojmë titullin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 23:41

“Sormani ishte planifikuar që në qershor”, flet presidenti i Partizanit: Edhe nëse nuk fitojmë titullin…

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol”, në “Supersport”, teksa folur për disa tema.  Numri një i të kuqve është shprehur mbi zgjedhjen e Sormanit dhe ka zbuluar prapaskenat e shkarkimit të tij para disa sezonesh. Ndërkaq ai ka folur për çeshtjen Mala dhe për largimin e Lerdës.

bandicam 2020-01-18 23-06-55-608

Ju mori malli për kampionatin?

Të jemi i sinqertë me pëlqeu kjo qetësia pa impenjime. Trajneri i ri është shumë i kënaqur me skuadrën dhe sipas informacioneve që kam, skuadra ka bërë një përgatitje të mirë.

Ju pëlqeu pjesa e parë e kampionatit e Partizanit?

Nuk më ka pëlqyer, për të qenë korrekt. Kemi pasur mundësi për të bërë më përpara. Nuk mund të themi ku ishte faji dhe ku nuk ishte. Kemi disa ndeshje përpara dhe duhet të bëjmë më të mirën.

Pse trajner italian?

Ndërrimet nuk i kam bërë vetëm unë, pasi punoj me staf. Tani trajnerin e zgjodha me dashurinë time. Sormanin doja ta merja që në qershor, por nuk mundëm pasi kishte probleme familjare dhe tashme erdhi.

Cfarë ka ndryshuar te Sormani?

E para, Sormani nuk ka pasur problematika me lojtarët. Problemi kam qenë vetëm unë, si çdo shqiptar që ka momentet e tij jo të mira. Për të qenë korrekt, nuk ka  qenë punë rezultatesh. Do ta them si ka qenë e verteta. Ka qenë një moment shqiptar, në gjaknxehtësi. E kam pasur gjithë stafin kundra, jam pënduar për këtë gjë.

Çështja Mala?

Unë flas si biznesmen e mendoj si një ndërmarrje, në ta ka rregulla të njëjta për të gjithë. Ai stërvitet e luan me ekipin B. Partizani është sipërmarrje e madhe, asnjë lojtar nuk është më shumë se tjetri, te Partizani është grupi më i rëndësishëm se sa çdo lojtar. Ka pasur probleme administrative e shpresojmë t’i zgjidhim se kemi folur me Malën e familjen, drejtori shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen për të mirën e të dyja palëve.

Problemet ekonomike dhe ligji i sportit, pse nuk çon zërin Partizani?

Do kem dëshirë të mos cenohet gara, kam dëgjuar që ka problematika. Ne punojmë te Partizani,  nuk shohim jashtë çfarë bëhet. Kam dëgjuar që ka probleme por duhet ta bëjë federata, jo ta bëjmë ne zgjidhjen. Nuk mund të jap mend jashtë shtëpisë time, jap për shtëpinë time për Partizanin. Duhet të qartësohemi të marrim vesh edhe ne si është problematika. Presidenti i Flamurtarit thotë me datë 21 ekipi është gati. Edhe mund të ngremë zërin të organizojnë një mbledhje në FSHF. Do i them stafit të flasim me Federatën e diskutojmë, e mira është të mos ketë probleme se në fund të jetë fair-play i pastër.

Rexhinaldo? 

Nga informacioni që kam, nuk ka lidhje, këto i bëjnë mediat a menaxherët, hapin muhabete për një klub tjetër. Nuk kemi ndonjë interesim për këtë lojtarë, janë disa lojatë që po sheh Olsi me Sormanin, ku lojtar nuk ka qenë asnjëherë. Të jesh i sigurt që ne nuk kemi pasur asnjë interesim për Rexhinaldon. Stafi teknik nuk ka pasur asnjë bisedë të vogël, asnjë seancë stërvitore, asnjë sekondë”.

Largimi i Lerdës?

Çfarë ka ikur nuk kam qejf ta diskutoj, nuk u puq as me stafin teknik as drejtues dhe në një moment u vendos të largohej. Nuk vlen të flasësh çfarë ka ikur, u ndamë si xhentëlmen, ai mori çfarë meritonte dhe ne vazhduam. Nuk marr vendime vetë, sidomos me Olsin  qëndrojmë minimumi 1-2 orë çdo ditë. Edhe unë, edhe drejtori, edhe stafi ishim të përgatitur ta merrnim ne qershor Sormanin. Këtë herë si zotëri që është, na kërkoi ai neve. Jemi ulur unë, ai dhe Olsi 20 orë dhe ramë dakord. Kemi qëndruar 20 orë bashkë, Olsi 18 e unë 2 orë. Kam shumë respekt si unë për të, si ai për mua. Kontratën e kemi afatgjatë, është 2 vite e gjysmë, desha ta bëja edhe më të madhe, por ramë në kompromis. Sormani ka ardhur para Vitit të Ri, qëndroi këtu një ditë, pastaj erdhi direkt për të firmosur ”

Ftohja mes teje dhe drejtorit?                      

Ne me Olsin kemi një miqësi. Nuk ka pasur asnjë ftohje. Ai lëvizi për një problem familjar dhe u mora unë me këtë çështje. Por kemi qenë në një mendje. Unë, Olsi dhe Sormani kemi qenë së bashku të tre për 24 orë. Kur ai firmosi kontratën, Olsi ishte jashtë dhe rastisi që isha unë dhe nuk premtonte koha kështu që firmosëm kontratën. Për Sormanin kam shumë respekt, siç ka ai për mua dhe tashmë ai ka dhe me drejtorin. Kontrata është aftagjatë, unë kam dashur ta bëjë edhe më të madhe, por ramë dakord për dy vjet e gjysmë. Sormani ka ardhur para vitit të ri.

Ambientet e reja dhe kompleksi?

Puna po ecën mirë. Objektivi im ka qenë të bëjë një ndërmarrje. Në Shqipëri jetojmë dhe çdo gjë nuk shkon ashtu siç duhet, puna ngeci disi. Ndonjë ndeshje të fazës së tretë duam ta bëjmë në fushën e re. Por faza tjetër do të na gjejë aty. Po bëjmë një stadium me kushtet e UEFA-s, është një mini “Air Albania?

Kukësi që luan jashtë?

Më vjen keq për Partizanin dhe për Kukësin. Para disa vitesh në luanim në Elbasan. Tirana për çdo ndeshje ka marrë lekë nga Partizani, ka marrë shuma të majme. Më vjen keq për Kukësin. Partizani i bën të gjitha me forcat e veta, ndërsa ekipet e tjera ndihmohen nga shteti apo Federata.

Mund të ishte menaxhuar më mirë Rrahmani nga Partizani?

Duke punuar krijohet dhe eksperienca. Rasti i Rrahmanit është faji i amdinistratës time. I uroj suksese Rrahmanit. Nuk duhet të tregohemi dashamirës dhe të na shkelin me këmbë, kështu që duhet të punojmë më mirë në këtë aspekt.

Sa ka qenë tarifa në “Air Albania”?

Ishte një shifër për 9 milionë lekë të vjetra plus 20% të shitje së biletave. Shtrenjtë ka qenë për të qenë korrekt. Nuk diskutuam shumë për çmimin, se ishte ndeshja e parë dhe ishte ulur çmimi për rastin e tërmetit. Më tej do flasim për çmimin për të qenë i volitshëm për të dyja palët.

Politika dhe ligji i sportit?

Këta të politikës i kanë fjalët e ëmbla. S’dua të merrem me politikë. Në paguajmë TVSH për sponsorat, pra të gjithë jemi me humbje.

Kampionati dhe kupa?

Ne jemi dhe për kampionat dhe për Kupë. Vetëm tre pikë janë ato larg kreut. Me investimet që po bëjmë, do kërkojmë kampionatin. Edhe po nuk e morëm, nuk është humbje e madhe, pasi do luftojmë për kupë.

Shpenzimet e mëdha?

Kemi shpenzime të paparashikuara, por po nuk gabove nuk mëson. Kur të kemi mbaruar impjantin nuk na falen më gabimet.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"