“Sormani është metodist i mirë, kam mësuar nga librat e tij”, Magani i thur elozhe trajnerit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 18:30

“Sormani është metodist i mirë, kam mësuar nga librat e tij”, Magani i thur elozhe trajnerit të Partizanit

Ish-futbollisti i Partizanit, që prej vitesh ushtron profesionin e trajnerit, Gugash Magani, i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News”, u shpreh edhe për stafetën e trajnerëve te kampionët në këtë periudhë. Ai e vlerësoi Gegën për arritjen, por me superlativa foli edhe për Adolfo Sormanin, të cilin e quan metodist dhe që ka mësuar shumë nga librat e italianit. 

gugash magani

“Sa i përket Skënder Gegës, fituesi nuk gjykohet, aq më shumë se me atë që bëri Partizani u shpall kampion pas 26 viteve. Ndërsa për sezonin aktual, nga korriku deri në dhjetor, personalisht nuk e njoh trajnerin Franko Lerda. E njoha vetëm nga larg dhe nga opinionet, ku ishte një karakter i brishtë.

bizhdili magani

Ndërsa Sormanin e njoh shumë mirë. Jo se e njoh fizikisht, por Sormani është një metodist shumë i mirë. Para disa vitesh ka botuar dy libra, por trajnerin e mban rezultati. Për mua është trajner i ditur. Atë që kam studiuar para disa vitesh te librat e tij, kur isha trajner i ri, për mua janë perfeksion”, u shëpreh Magani, i cili aktualisht drejton Besën e Kavajës.

Sormani Partizani

I ngacmuar nga paneli, duke i kujtuar se në aventurën e parë Sormani u largua nga Partizani nga përplasja me lojtarët “gjeneralë”, Magani u shpreh: “‘Gjeneralët’ duhet të rrinë mirë, se janë ushtarë në skuadër. Në një ekip gjeneral është trajneri dhe presidenti duhet t’i japë gjithë fuqinë atij. Nuk ka gjeneral tjetër në ekip veç trajnerit. Gjeneralët në një ekip duhet ta nxjerrin skuadrën kampion, përndryshe ata lojtarë gjeneralë janë pa spaleta”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"