“Sormani e tradhtoi ekipin, është kapter i dështuar”, ish-sulmuesi i Partizanit: Klubi të kthejë në drejtimin e skuadrës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 20:46

“Sormani e tradhtoi ekipin, është kapter i dështuar”, ish-sulmuesi i Partizanit: Klubi të kthejë në drejtimin e skuadrës…

Partizani barazoi në derbi ditën e djeshme 1-1 ndaj Tiranës, në një ndeshje ku të kuqtë pavarësisht situatës së vështirë me të cilën u përballën në ditët e fundit, përsëri në fushë u shfaqën shumë mirë, duke bërë një ndeshje perfekte.partizani

I lumtur me atë që tregoi skuadra në fushë ishte edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti. Ky i fundit pas derbit, në profilin e tij zyrtar ka komplimentuar skuadrën për atë që dha në fushë, duke thënë se Sormani e tradhtoi ekipin në një ndeshje derbi dhe për këtë duhet të largohet menjëherë.

Gjithashtu Dosti shkruan se klubi duhet të rikthejë në drejtimin e skuadrës Skënder Gegën dhe Dritan Mehmetin, në mënyrë që të rikthehet edhe entuziazmi te grupi.

dosti

“Bravo çuna, keni luajtur shumë mirë dhe ishim superiorë, e merituat fitoren. Soramni sot e mbushi kupën, jo që nuk është trajner, por as njeri. E tradhtoi ekipin në ndeshjen më të rëndësishme, nuk është gjeneral, por kapter i dështuar. Italianit i urojmë suksese në jetë. Nëse nuk ishte në drejtimin e skuadrës në derbi, nuk e duam as për ndeshjet e tjera.

Ndoshta ai nuk e di rëndësinë që ka kjo ndeshje për tifozët e kuq. E lëmë Sormanin dhe kthehemi te vetja. Është koha të rikthehet Skënder Gega dhe Dritan Mehmeti. Olsi Rama duhet ta bëjë këtë për hir të klub it. Çdo hatërmbetje duhet lënë mënjanë. Kështu bëjnë njerëzit e kulturuar, dhe unë mendoj se Demi dhe Rama janë të tillë. Nëse do rikthehej Gega, do sillte entuziazëm te lojtarët, por edhe te tifozët.”, shkruan Dosti.kml lp[

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"