Sopoti merr “shembull” nga Hofenhajmi, emëron trajner një 25-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2017 | 14:43

Sopoti merr “shembull” nga Hofenhajmi, emëron trajner një 25-vjeçar

Pas përfundimit të zgjedhjeve, duket se gjërat po shkojnë në vendin e vet në Librazhd. Të rënë në Kategorinë e Dytë dhe me shumë pak fije shprese se Vllaznia B do dorëzohet, librazhdasit kanë filluar projektet për sezonin e ardhshëm. Dje u zyrtarizua emri i trajnerit të ri.

Sopoti

Ai është Klajdi Kënga, ish-futbollist i librazhdasve, 25 vjeç, i cili nga dje ka marrë drejtimin e skuadrës duke pasur si ndihmës një emër të njohur librazhdas siç është Besnik Çota. Një moshë e vogël për një trajner që të sjell ndërmend rastin e Jurgen Nagelsman në krye të gjermanëve të Hofenhajmit. Bashkia Librazhd ka premtuar maksimumin e mbështetjes ndaj trajnerit dhe ekipit, i cili, ndryshe nga vitet e tjera, do të ketë në përbërje vetëm lojtarë të rinj librazhdas, pa përjashtuar edhe veteranë.

Ndërkohë që mbështetjen si fillim bashkia po e tregon më nisjen e rikonstruksionit të stadiumit aktual. Po bëhet dranazhimi i fushës se blertë, ndërkohë që do ndërhyhet edhe tek dhomat e zhveshjes dhe shkallët e stadiumit. Deri në tetor, fusha do të jetë gati dhe, pas tri sezonesh, librazhdasit do të kthehen në shtëpi.

LEDION QOSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"