Sopoti B merr kryesimin, Internacionali dorëzohet në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2016 | 10:42

Sopoti B merr kryesimin, Internacionali dorëzohet në fund

Sopoti B ka marrë një tjetër fitore të pastër pas asaj të një jave më parë kur mundi ekipin e Flamurtarit. Dje skuadra nga Librazhdi ka arritur suksesin e dytë, duke mposhtur Internacionalin me rezultatin e pastër 2-0. Një supergol i Koxhës nga goditja e dënimit 3 minuta para fundit të ndeshjes dhe një tjetër i bukur i Menallas në kohën shtesë i kanë dhënë një fitore të mrekullueshme Sopotit.

Sopoti B

Skuadra e Internacionalit vinte pas barazimit 2-2 me mirditorët, ndërsa dje ekipi nuk arriti të zhbllokohej edhe kur Arifi ishte vetëm për vetëm me portierin në të 63-tën. Megjithatë kjo skuadër, është ende e pakonsoliduar, pasi në përbërje ka mjaft lojtarë të rinj dhe duan kohën e tyre që të ringrihet më lart.

Internacional-Sopoti

Një ndihmesë të fuqishme kësaj skuadre po u jep dhe mbështetja e presidentit, i cili ka qenë gjithnjë pranë tyre. Edhe pse nuk ka synime për vendin e parë, skuadra pretendon që në fund të sezonit të renditet e dyta.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"