Sonte ndeshja Shqipëri-Andorra, zbuloni se për çfarë luhet ky takim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 14:42

Sonte ndeshja Shqipëri-Andorra, zbuloni se për çfarë luhet ky takim

Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, bëjmë një llogaritje se për çfarë luan Kombëtarja jonë ditën e sotme ndaj Andorrës.

SHQIPERIA

Sa i përket grupit ku ndodhemi dhe pikëve të grumbulluara deri tani, është konfirmuar se nuk kemi më shanse për vendin e dytë dhe jemi jashtë luftës për të kapur “play off”-in.

Përballja ndaj Andorrës do të jetë e vlefshme vetëm për vendin e tretë, aty ku ndodhemi aktualisht.

Nga mbrapa në renditje kemi Hungarinë me një pikë më pak dhe lufta për vendin e tretë është e hapur.

Ne luajmë përballë Andorrës në shtëpi, ndërsa Hungaria do të përballet me Poloninë në transfertë.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"