SONDAZHI/ Shqipëria zhgënjeu çdo parashikim, ja sa lexues mendonin se do merrte vetëm një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 0:05

SONDAZHI/ Shqipëria zhgënjeu çdo parashikim, ja sa lexues mendonin se do merrte vetëm një pikë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve. Një pikë e siguruar në transfertën e Islandës dhe asnjë e tillë në shtëpi ndaj Izraelit, duke zhgënjyer mbështetësit e shumtë të cilët qartësisht pritnin më shumë nga kuqezinjtë.

bajrami gjimshiti broja asllani

Kjo shihet edhe nga rezultatet e një sondazhi të publikuar nga Panorama Sport pak ditë më parë, ku u kërkohej tifozëve që të jepnin mendimin e tyre rreth numrit të pikëve që do të siguronte Shqipëria.

41,72% votuan se Shqipëria do të merrte pikë të plota, të ndjekur nga 36,17% që mendonin se kuqezinjtë do të siguronin 4 pikë në këto duele.

sondazhi 11111

Vetëm 8,28% të tifozëve kanë menduar se Shqipëria do të merrte vetëm 1 pikë nga sfidat, që tregon qartësisht se sa zhgënjyese është për mbështetësit e kombëtares rezultati i dueleve të qershorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"