SONDAZHI / Shitja e Skukës dhe Xhixhës në janar, ja çfarë mendojnë lexuesit e Panorama Sport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 18:43

SONDAZHI / Shitja e Skukës dhe Xhixhës në janar, ja çfarë mendojnë lexuesit e Panorama Sport

A duhej të shiteshin Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha gjatë merkatos së janarit duke ndryshuar planet e Partizanit dhe Tiranës për sezonin? Kjo ishte pyetja që Panorama Sport u bëri tifozëve në sondazhin e saj të fundit.

xhixha-skuka-750x406

Sipas lexuesve, të dy klubet nuk duhej të kishin bërë këtë lëvizje. Janë 51,38% e votuesve të cilët mendojnë se ekipet kryeqytetase nuk duhej të largonin lojtarë kaq të rëndësishëm në merkaton e janarit.

Ndërsa 45,32% ishin dakord me zgjedhjen që kanë bërë klubet, kurse 3,3% u përgjigjën me “nuk e di”.

skuka xhixha

Tanimë lexuesit e “Panorama Sport” mund të marrin pjesë në sondazhin e radhës që i kushtohet kombëtares shqiptare të futbollit, sa i përket zgjedhjes së brazilianit Silvinjo në stolin kuqezi, duke votuar me poshtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"