Sondazhi i “Panorama Sport”/ Vllaznia dhe Partizani 2 ekipet më të votuara, lexuesit “nxjerrin” jashtë zonës së Europës… Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 16:14

Sondazhi i “Panorama Sport”/ Vllaznia dhe Partizani 2 ekipet më të votuara, lexuesit “nxjerrin” jashtë zonës së Europës… Teutën

Kategoria Superiore do të pushojë për afro 2 javë për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare. Në 25 javët e zhvilluar deri tani, renditja kryesohet nga Vllaznia me 45 pikë.

topat-fshf-superiore

Një rivalitet i ashpër edhe për një vend në Kupat e Europës, ku në luftë momentalisht janë 5 skuadra, Vllaznia, Laçi, Partizani, Teuta dhe Tirana.

Sondazhi

“Panorama Sport” hapi 81 ditë më parë një sondazh ku u pyetën lexuesit se cilat skuadra do të arrinin të siguronin një biletë për në Kupat e Europës.

Diagrama

Në këtë sondazh morën pjesë plot 8611 persona, teksa skuadrat me numrin më të madh të votave janë Vllaznia (2836) dhe Partizani me (2512). Më pas vjen Tirana dhe Laçi.

Ndërkohë që 3 ekipet me numrin më të ulët të votave janë Kastrioti, Teuta dhe Kukësi.  Sipas tyre këto 3 skuadra kanë më pak shanse për të kapur Europën këtë sezon.

RENDITJA E SONDAZHIT NË BAZË TË VOTAVE: 

VLLAZNIA

PARTIZANI

TIRANA

LAÇI

KUKËSI

TEUTA

KASTRIOTI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"