Sondazhi i “Panorama Sport”/ Tifozët “injorojnë” rikonfirmimin e Egbosë, Ilir Daja lëvizja më e mirë në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 22:13

Sondazhi i “Panorama Sport”/ Tifozët “injorojnë” rikonfirmimin e Egbosë, Ilir Daja lëvizja më e mirë në stol

Transferimi i Ilir Dajës te Partizani, është lëvizja më e mirë në stol sipas lexuesve të “Panorama Sport”. Gazeta vendosi disa ditë më parë një sondazh në faqen e web-it, ku lexuesit u pyetën në lidhje me lëvizjet në merkato të trajnerëve në Kategorinë Superiore, teksa plot 461 nga 1117 persona që morën pjesë në këtë sondazh online, zgjodhën Ilir Dajën.

TRAJNERET

Dy alternativat e tjera ishin Skënder Gega i Kukësit, si dhe rikonfirmimi i Egbosë te Tirana. “Timoneri” i skuadrës verilindore mori 336 vota, ndërkohë që trajneri që shpalli kampion bardhebutë mori vetëm 320 vota.

Sondazhi65

sondazhi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"