Sondazhi i “Panorama Sport/ 6247 tifozë votuan për sezonin e ri, do të jetë më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 10:11

Sondazhi i “Panorama Sport/ 6247 tifozë votuan për sezonin e ri, do të jetë më…

Sportdashësit shqiptarë nuk duken tepër optimist për këtë sezon të Kategorisë Superiore. Në sondazhin e vendosur nga “Panorama Sport” disa ditë para startit të kampionatit u shtrua pyetja se si mendoni se do të jetë sezoni i ardhshëm i Superiores.

Tifozet

Në këtë sondazh morën pjesë plot 6427 persona ku 3543 ishin të mendimit se Kategoria Superiore do të ishte më e dobët këtë sezon, ndërsa 2399 mendojnë se do të jetë më e fortë se vitet e shkuar. Ndërkohë 485 votues të këtij sondazhi zgjodhën opsionin: “Nuk e di”.

Këtë pakënaqësi të tifozëve për futbollin shqiptar, e tregojnë më së miri edhe stadiumet e boshatisura. Të gjithë aktorët e kësaj loje duhet të marrin masat për rikthimin e sportdashësve, të cilët e kanë humbur besimin.

Sondazhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"