Sondazhi i “Panorama Sport”/ Kush e fiton Kupën e Shqipërisë në këtë edicion? Ja si janë përgjigjur lexuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2022 | 19:03

Sondazhi i “Panorama Sport”/ Kush e fiton Kupën e Shqipërisë në këtë edicion? Ja si janë përgjigjur lexuesit

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Vllaznisë mbyll këtë edicion futbollistik në vendin tonë. Një finale e ethshme, që ka ndarë edhe tifozët në vendin tonë. Por kush mendoni se do të triumfojë këtë finale?

KUPA E SHQIPERISE

Sipas lexuesve të “Panorama Sport” të cilët kanë marrë pjesë në sondazhin rreth kësaj ndeshje, do të jetë Vllaznia ajo që do të ngrejë lart trofeun. 56,06% e votuesve kanë përzgjedhur pikërisht shkodranët si fitues.

kupa e shqieprise

Ndërkohë, 39,98% e lexuesve kanë zgjedhur Laçin si ekipin fitues, ndërsa 3,96% kanë preferuar të mos shprehen rreth një emër të caktuar.

Të gjithë lexuesit e “Panorama Sport” tanimë mund të marrin pjesë në sondazhin e radhës duke votuar më poshtë apo në faqen zyrtare në internet rreth bilancit që mund të ketë përfaqësuesja shqiptare në ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"