Sondazhi i Panorama Sport/ “Këpuca e Artë”, ja kush shpallet golashënuesi më i mirë sipas shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 17:07

Sondazhi i Panorama Sport/ “Këpuca e Artë”, ja kush shpallet golashënuesi më i mirë sipas shqiptarëve

Panorama Sport në versionin online, publikoi në përfundim të fazës së grupeve, sondazhin për tifozët shqiptarë, se cili prej lojtarëve do të shpallej golashënuesi më i mirë në këtë Botëror të Rusisë.

kepuca e arte

Në sondazhin që për 14 ditë morën pjesë rreth 2500 persona, sipas tifozëve shqiptarë, me 59% të votave, çmimin “Këpuca e Artë” do ta fitojë sulmuesi i Anglisë, Herri Kejn. Më pas, me 15% vjen Romelu Lukaku i Belgjikës, ndërsa 11% votuan për dikë tjetër nga lista e paraqitur.

Deri më tani Herri Kejn mban vendin e parë në këtë listë, me 6 gola të shënuar në total, teksa ka edhe një ndeshje për të luajur, atë ndaj Belgjikës, në finalen e vogël të turneut. Më pas, vijnë Lukaku, Ronaldo dhe Çerishev me nga 4 gola, por këta dy të fundit janë të eliminutar.

Nga lojtarët që janë ende në kompeticion, janë edhe francezët Grizman e Mbape, të dy me nga 3 gola, ndërsa tek kroatët Perisiç, Maxukiç e Modriç numërojnë 2 gola të shënuar.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"