Sondazhi i “Panorama Sport”/ A duhet të rinovojë Reja me Shqipërinë? Ja si votojnë tifozët shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 22:11

Sondazhi i “Panorama Sport”/ A duhet të rinovojë Reja me Shqipërinë? Ja si votojnë tifozët shqiptarë

Teksa trajnerit të Kombëtares, Edi Reja, i kanë mbetur edhe dy ndeshjet e nëntorit për të zhvilluar, kontrata e tij që e mban lidhur me FSHF-në po vjen drejt fundit.

4.-REJA-FITON-EDHE-RINOVIMIN-DUKA-NUK-KA-DYSHIME-770x420

Ndërsa luheshin dy ndeshjet e tetorit me Turqinë dhe Moldavinë, “Panorama Sport” në versionin e saj online, botoi sondazhin për tifozët shqiptarë, se a duhej të rinovonte tekniku si trajner i Shqipërisë.

Në 15 ditë të sondazhit, e ku morën pjesë më shumë se 2500 persona, pothuajse të gjithë ishin të mendimit se Reja duhet të rinovojë. 2310 persona, ose 90% e votuesve, mendojnë se Reja duhet të rinovojë. Vetëm 8%, ose 209 persona, votuan se Reja nuk duhet të vazhdojë më pas ndeshjeve të nëntorit. Ndërkohë, 2% e tifozëve votuan opsionin “Nuk e di”.

sondazh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"