Sondazhi i “Panorama Sport”/ A duhet të kthehen tifozët në stadiumet shqiptare? Ja si votojnë lexuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 16:59

Sondazhi i “Panorama Sport”/ A duhet të kthehen tifozët në stadiumet shqiptare? Ja si votojnë lexuesit

Pas një pezullimi më shumë se dy-mujor, u vendos që në fillim të muajit qershor të rifillonte kampionati shqiptar, për të dhënë të gjitha verdiktet në fushën e lojës.

pjimage (1)

Megjithatë rifillimi ishte ndryshe nga herët e tjera, pasi këtë herë për shkak të pandemisë duhej të zhvillohej me një seri rregullash për të shmangur virusin.

U vendos gjithashtu që në të gjithë stadiumet të mos lejohej prania e tifozëve, në mënyrë që virusi të mos përhapej. Pikërisht për këtë arsye “Panorama Sport” pak kohë më parë, një sondazh online, ku u pyetën lexuesit nëse duhet të ktheheshin tifozët në stadiume apo jo?

Në këtë sondazh morën pjesë 983 persona, teksa shumica ishin pro rikthimit të tifozëve në stadiume, me 66%, ndërsa 30% ishin kundër rikthimit të tifozëve, ndërsa 4% votuan “nuk e di”.

sondazhi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"