Sondazhi i “La Gazzeta”, ja cili është trajneri i preferuar i italianëve pas eliminimit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 18:11

Sondazhi i “La Gazzeta”, ja cili është trajneri i preferuar i italianëve pas eliminimit…

Karlo Ançeloti, Antonio Konte, Masimiliano Alegri dhe Roberto Mançini janë 4 kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Xhan Piero Venturën në stolin e kombëtares italiane, pas eliminimit për në Botërorin e 2018-ës, edhe pse shkarkimi i këtij të fundit nuk është bërë ende zyrtar.

Kandidatët për stolin e Italisë

“La Gazzeta” hapi ditën e djeshme një sondazh ku tifozët u pyetën se kë dëshironin në pankinën e kombëtares italiane pas Venturës.

Anceloti

Plot 85 mijë vota kanë shkuar për Karlo Ançelotin. Ish-trajneri i Bajernit, Realit, Milanit dhe Juventusit është më i pëlqyeri nga tifozët italian. Në vend të dytë pas Ançelotit qëndron Antonio Konte, tekniku aktuali i Çelsit, për të cilin kanë shkuar 21.8% të votave. Mançini është më pak i pëlqyer me 5.3 %, ndërsa për Alegrin e Juventusit kanë votuar 5.4 përqind.

Votimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"