SONDAZHI/ Cili talent meriton një shans në kombëtare? Ja si votuan lexuesit e “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 18:22

SONDAZHI/ Cili talent meriton një shans në kombëtare? Ja si votuan lexuesit e “Panorama Sport”

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka afruar shumë emra të rinj në radhët e saj në vitet e fundit, por ndërkohë shumë talente të reja po spikatin në futbollin në Shqipëri e jashtë saj. Kështu, natyrshëm lind pyetja nëse ndonjë nga këto talente meriton që në moshë të re t’i jepet një shans në radhët e përfaqësueses shqiptare.

kombetarja

Kjo është pyetja që “Panorama Sport” u ka bërë lexuesve të saj, duke i kërkuar që të zgjedhin mes 10 talenteve të rinj, të cilët kanë spikatur me klubet përkatëse dhe kanë qenë e janë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë.

Emri i parë në listë, pas më shumë se 2000 votave të hedhura, është ai i Simon Simonit, portierit të ri të Dinamos, i cili ka marrë 19,2% të votave duke lenë me vetëm një votë më pak në vend të dytë Mario Mitajn, mbrojtësin i cili në fakt është grumbulluar me kombëtaren A më parë.

rezultatet

I treti me 12,5% të votave është Alesio Vrioni, vëllai i sulmuesit të kombëtares, Xhiakomo Vrioni, ndërsa pas tij është Eljon Toçi, një tjetër sulmues i cili ka shkëlqyer me të rinjtë e Fiorentinës, teksa ka grumbulluar 10,1% të votave.

Tashmë të gjithë lexuesit e “Panorama Sport” mund të votojnë në sondazhin e radhës i cili flet për kampionatin shqiptar dhe cilat nga skuadrat lexuesit mendojnë se ka bërë lëvizjet më të mira në merkaton e futbollistëve. Mund të votoni më poshtë, ose në faqen e internetit të “Panorama Sport”, në rubrikën e sondazheve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"