Son i theu këmbën, Evertoni njofton gjendjen e mesfushorit Andre Gomez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 17:06

Son i theu këmbën, Evertoni njofton gjendjen e mesfushorit Andre Gomez

Andre Gomez pësoi një dëmtim të tmerrshëm, në ndeshjen e djeshme të Evertonit me Totenhemin.

son andre gomez

Lojtari portugez theu këmbën pas një ndërhyrje të Son dhe është operuar me sukses ditën e sotme.

Klubi ka njoftuar se operacioni në kaviljen e djathtë ka shkuar shumë mirë dhe do të duhet që mesfushori të qëndrojë i shtruar në spital deri sa të shërohet.

Më pas ai do të kthehet në qëndrën stërvitore që të rikuperohet plotësisht nën mbikqyrjen e stafit mjekësor të klubit. Pra, Gomez do të rikthehet në fushë, por ende nuk dihet se kur do të rinisë aksionin në fushat e blerta.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"