Solskjaer provokon rivalët: Ne nuk do presim 30 vite për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 11:29

Solskjaer provokon rivalët: Ne nuk do presim 30 vite për titullin

Skuadra e Ole Gunar Solskjaerit vuan me të voglat këtë sezon, por nuk ka humbur ende ndaj 4 ekipeve të para të Premier Ligës, duke mposhtur Sitin, Lestërin, Çelsin dhe barazuar me Liverpulin.

solskjaer

“Na duhet një paraqitje shumë e mirë për të shkuar në ‘Anfield’ dhe për të fituar. Por muajin e shkuar ne kemi mundur Sitin. Në dy ndeshjet e fundit kundër Liverpulit në ‘Old Trafford’ kemi barazuar dhe kemi qenë pranë fitores, kështu që kjo na bën optimistë. Nëse luajmë në nivelin tonë më të mirë, atëherë kemi një shans për të fituar”, tha tekniku norvegjez, i cili vështirë se do të ketë në dispozicion sulmuesin e tij më në formë të sezonit, Markus Rashford, si pasojë e dëmtimit në Kupën FA me Uolvesin.

Tekniku norvegjez nuk e kursen dhe një shigjetë në drejtim të rivalëve: “Jam i sigurt se ne nuk do të presim 30 vite për të fituar titullin përsëri. Për këtë po punojmë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"