Solskjaer lavdëron talentin e Laçit: Mund të luajë pa frikë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2018 | 19:49

Solskjaer lavdëron talentin e Laçit: Mund të luajë pa frikë në…

Molde vinte në transfertën ndaj Laçit e qetë pasi rezultati ia lejonte këtë. Edhe ndeshja e kthimit nuk rezervoi shumë supriza me norvegjezët që fituan 0-2. Trajneri Solskjaer ka vlerësuar një nga futbollistët e skuadrës shqiptare dhe pranoi publikisht se Molde po shet një nga futbollistet e saj.

1200px-Ole_Gunnar_Solskjaer_Trondheim2011-1

“Shënuam 2 gola të shpejtë dhe nuk u detyruam të sforcoheshim. Nuk e prisnim takim të lehtë sepse edhe i nxehti na e vështirësoi paksa punën, por skuadra e menaxhoi mirë takimin. Pashë disa lojtarë interesantë te Laçi, numri 10 (Uzuni) mund të luajë pa frikë në kampionate më cilësore dhe besoj se do të ecë përpara.”, shprehet Solskjaer.

Goli me penallti ndaj Lacit

Trajneri preku edhe çështjen e largimit të 18 vjeçarit Haland. Ai i shënoi skuadrës kurbinase në takimin në Norvegji, por sot nuk ishte grumbulluar. Haland po transferohet te Salzburg. “Molde ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Salzburgu. Që kur e blemë në 2016 e dinim se do të largohej dhe jemi të përgatitur. Ka ende disa detaje për të mbyllur”, përfundoi trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"