Solskjaer: Kush kritikon Ronaldon le të shohë këtë ndeshje. Lojtarët e Junajtid, njerëzit më me fat në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 0:22

Solskjaer: Kush kritikon Ronaldon le të shohë këtë ndeshje. Lojtarët e Junajtid, njerëzit më me fat në botë

Ole Gunar Solskjaer i ka shkuar shumë afër shkarkimit nga detyra e tij si trajneri i Mançester Junajtid. Humbja në shtëpi përballë Atalantës mund të nxirrte ekipin e tij nga gara për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve,

ronaldo soslkajer

Por “djajtë e kuq” përmbysën gjithçka në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Atalantës dhe siguruan tre pikë që i kthejnë në kreun e grupit, në mënyrë të papritur. Ndaj pas sfidës ai vlerëso atë që kishte bërë ekipi, por edhe kujtoi përgjegjësinë që kishin lojtarët.

“Mendoj se luajtëm mirë në pjesën e parë por krijuan dy raste dhe na shënuan dy gola. Kjo gjë duhet të marrë fund. E kemi zakon ta bëjmë një gjë të tillë në këtë klub, por ne nuk u ndalëm kurrë, vazhduam gjithmonë.

Lojtarët luajtën për mua? Mos e thoni këtë gjë. Mos tregoni mungesë respekti ndaj lojtarëve, ata luajnë për Mançester Junajtid. Ata e dinë që janë njerëzit më me fat në botë dhe këtë ua thashë edhe sonte. Titullarët dhe zëvendësuesit janë ata që luajnë për Mançester Junajtid dhe kjo është ajo që miliona djem dhe vajza do të dëshironin të bënin. Nëse ndokush dëshiron të kritikojë Kristiano Ronaldon për punën që bën apo sjelljen, të shohë ndeshjen e sotme”, tha Solskjaer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"