Solskjaer: I detyrohem shumë Mançester Junajtid, fitimi i Europa Ligës do ishte arritja ime më e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 18:43

Solskjaer: I detyrohem shumë Mançester Junajtid, fitimi i Europa Ligës do ishte arritja ime më e madhe

Mançester Junajtid ndeshet nesër me Kopenhagen në Europa Ligë, dhe kërkon ti shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Në konferencën për shtyp, trajneri i “Djajve të Kuq” Ole Gunar Solskjaer deklaroi se fitimi i Europa Ligës do ishte arritja më e madhe e tij.

skysports-manchester-united_5040112

“Unë jam një njeri ambicioz dhe një nga ëndërrat e mia është të fitoj një trofe me këtë klub si trajner. Si lojtar unë arrita të fitoja gjithçka me Junajtid, por të fitosh si trajner është diçka ndryshe. Unë i detyrohem shumë Mançester Junajtid dhe fitimi i Europa Ligës do ishte arritja ime më e madhe në karrierë. 18 muaj më parë kisha një takim me Ed Uoudard, shefin ekzekutiv të klubit dhe që të dy e dinim se kthimi në majat e futbollit kërkon kohë dhe durim.

Ne duam të ndërtojmë një ekip të fortë për të ardhmen, dhe të rikthejmë Mançesterin e dikurshëm”, përfundoi Solskjaer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"