Solskjaer duket i kënaqur: Largimi i Lukakut dhe Sançezit ishte vendim i saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 18:04

Solskjaer duket i kënaqur: Largimi i Lukakut dhe Sançezit ishte vendim i saktë

Junajtid ia doli të fitojë ditën e djeshme kundër Astanës me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.solskjaer

Fitoren “Djajve të Kuq” ia dha talenti 17-vjeçar, Mason Grinud, i cili shënoi një gol shumë të bukur pasi dribloi kundërshtarët në zonë. Përveç golit lojtari tregoi një paraqitje shumë të mirë, teksa ishte aktiv gjatë gjithë ndeshjes.

Në fund të ndeshjes talenti mori vlerësime nga trajneri Solskjaer, i cili gjithashtu foli edhe për largimin e dy lojtarëve si Sançez dhe Lukaku: “Kur Grinud është në zonën kundërshtare, ne e dimë se diçka do të ndodhë aty. Unë mendoj se ai do të jetë shumë i rëndësishëm për Junajtid këtë sezon. Deri më tani nuk ka luajtur shumë, por do të ketë më shumë minuta dhe do të rritet. Mendoj se shitja e Lukakut dhe Sançezit te Interi ishte një vendim shumë i saktë për ne.”, theksoi Solskjaer.solskjaer

Mesa duket largimi i dy sulmuesve nga Junajtid nuk e ka mërzitur aspak trajnerin norvegjez, i cili duket i lumtur për këtë lëvizje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"