“Solomonin mos ta shoh më në fushë, do ta thyej televizorin”, Dosti i nxjerr mllefin sulmuesit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 20:39

“Solomonin mos ta shoh më në fushë, do ta thyej televizorin”, Dosti i nxjerr mllefin sulmuesit të Partizanit

Ish-sulmuesi i Partizanit Edmond Dosti reagoi i irrituar pas barazimit 2-2 të kampionëve të Shqipërisë ndaj Bylisit në “Air Albania”, megjithëse të kuqtë ishin fare pranë fitores.

solomon

Nga profili i tij në Facebook, Dosti i kërkoi trajnerit të Partizanit Adolfo Sormani të mos e aktivizojë më sulmuesin e Teofilius Solomon duke e konsideruar “futbollist pa gjak” dhe fajtor te pësimi i golit të parë të Partizanit.

Në komentin e tij pas barazimit me ballshiotët në “Air Albania”, Dosti shton se “Solomon e bën të dalë nga vetja dhe të thyejë televizorin.”

Mesazhi i Edmond Dostit pas barazimit me Bylisin 2-2:

Vetem nje kerkese kam per trajnerin, mos ta shoh me T.Solomon ne fushe se do me bej te dal nga vetja, do ta thyej TV, lojtar pa gjak dhe 100:/: fajtor tek goli i pare!

solomon

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"