Solomon gati, një mbrojtës në dyshim për ndeshjen me Kukësin. Ja si pritet rreshtimi i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 23:44

Solomon gati, një mbrojtës në dyshim për ndeshjen me Kukësin. Ja si pritet rreshtimi i Partizanit

Ndeshja hapëse e kam pionatit me Kastri otin mjaftoi për të nxjerrë zbuluar Partizanin, i cili përveç të metave të trashëguara nga gripi i sezonit të shkuar, bllokimi i merkatos ka bërë që brishtësia të thellohet në fazën mbrojtëse. Me alternativat e pakta në dispozicion, çdo dëmtim, kryesisht në mbrojtje, lë shenjë te skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja. Përveç humbjes, ndeshja me Kastriotin ka lënë shenja te të kuqtë edhe për sfidën e radhës, ku nesër do të përballen me Kukësin.

Partizani 5-0

Mbrojtësi Eneo Bitri shfaqi probleme në minutat e fundit të premierës së kampionatit, pasi nga goditja që mori gjatë ndeshjes u pa duke çaluar. Në këto kushte mbrojtësi beratas është në dyshim për transfertën e nesërme me Kukësin, takim i cili, ashtu si ndaj krutanëve, do të luhet në fushë asnjanëse, në Shkodër. Gjatë seancës së djeshme Bitri nuk është shfaqur në formë optimale, kështu që trajneri Daja ka nisur të bëjë llogaritë për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm për nesër. Njëri mes Kodrës dhe Feratit shikohet si alternativa për të formuar dyshen e qendrës së mbrojtjes me Belicën, në rast se mbrojtësi beratas nuk ia del.

Gjithsesi, do të jetë seanca e sotme, ajo që të vendosë se kush do të jetë pranë Belicës në qendër të mbrojtjes. Pjesa prapa mbetet problematike për ekipin e Dajës, pasi alternativat mungojnë dhe çdonjëri nga katër mbrojtësit që do të jetë i pamundur shton stresin në ekip. Ndaj Kamzës në minutat e fundit Mala u tërhoq nga sulmi për të zënë vendin e Idrizajt në të djathtë të mbrojtjes.

for

SOLOMON GATI – Trajneri Ilir Daja që ditën e parë të punës te Partizani ka shfaqur besim te sulmuesi Theofilus Solomon, të cilin e ka si pikë referuese në majë të repartit ofensiv. Ndaj Kastriotit nigeriani nuk shleu besimin e trajnerit, madje ai e “tradhtoi” në dy rastet që pati në fillim të pjesës së parë. Solomon doli nga fusha në minutën e 70-të, pasi pësoi një lëndim, por në dallim nga Bitri sulmuesi shikohet gati për nesër. Kështu që si ndaj Kastriotit, edhe ndaj Kukësit Solomon pritet të jetë në majë të sulmit, i mbështetur nga pas nga “BAM”-i. Pra risia në formacion mund të vijë vetën nëse mungon Bitri.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"