Sokol Kushta i ashpër me Besnik Çelën: Nuk luhet futbolli vetëm për Tiranën, Flamurtarit iu bë padrejtësi më 1997, ju largoni njerëzit nga stadiumet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 19:01

Sokol Kushta i ashpër me Besnik Çelën: Nuk luhet futbolli vetëm për Tiranën, Flamurtarit iu bë padrejtësi më 1997, ju largoni njerëzit nga stadiumet

Sokol Kushta ka reaguar ashpër ndaj Besnik Çelës, për një intervistë të dhënë nga ky i fundit për “Panorama Sport” ku u shpreh se titullin e 1997-ës që fitoi Tirana, e humbi Flamurtari.

kushta

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar, Kushta shkruan se nuk luhet futbolli vetëm për Tiranën, duke theksuar se Flamurtarit në vitin 1997 iu bë padrejtësi. Gjithashtu legjenda vlonjate thotë se kështu varfërohet futbolli dhe largohen njerëzit nga stadiumi. “Kur bëra një shkrim para 10 ditësh më erdhi kujtesa e vitit të vështirë 1997. Atëherë na mbylli kallashi, tani virusi. Por me vjen keq qe disa njerëz ose harrojnë me dashje ose pa dashje, edhe nuk dinë çfarë flasin.

Mundohen të ndryshojnë rrjedhën e historisë, gjë që s’munden dot. Mundohen te anashkalojnë faktet kryesore dhe të kalojnë në momente banale, jo ishte goli me dore, jo ishte e kuqe, por harrojnë thelbin. U luajt pistë mbi Flamurtarin atë kohë. Mbas datës 15 janar ra shteti. Ligjin e bënin lagjet dhe çetat. Si mund të diskutoje për futboll. U larguan nga Flamurtari 13 lojtarë, nga kjo situatë lufte. Tre muaj qëndruan mbyllur të gjithë.SOKOL kUSHTA

Si mund te mbledhësh kampionatin dhe te zhvillosh ndeshjet, kur nëpër rrethe nuk stërviteshin dot. Si mund të udhëtonte ekipi nga Vlora në Tiranë, kur vetë këta zotërinjtë s’vinin dot deri ne Durrës, se Lushnjë, Fier, Berat e Vlorë jo e jo dhe për t’i bërë qejfin UEFA-s bën një zgjidhje ne kurriz të Vlorës. Na kapi te pa përgatitur thonë. Po e vërtetë, po si u përgatitët? Ja dhatë zgjidhjen? Plej Of? Po sot çdo bëni? Plej of prap, ku? Pse nuk u bë plej of në Vlore? Pse Tiranë?

Mos flisni budalliqe, por kërkoni falje se tregon karakter. Pyesni Drizen, Diamantin, Mukën, Çipin, Fakën, e shumë lojtarë të rinj 19-20 vjeçarë çfarë kanë hequr? Çfarë frike kanë përjetuar. meqenëse para teje nuk kanë qëlluar me pëllëmba policët. Selami beri gabim që e solli ekipin për plej of. Historia duhet thënë si ishte dhe kur bëhen gabime, se ashtu rregullohen gjerat.xkushta-1-736x375.png.pagespeed.ic.t5gkBsiF4M

I njëjti gabim dhe me Beratin më vonë, gjithmonë fajin e kanë ekipet e rretheve. Ju s’gaboni asnjëherë. Kështu varfëroni futbollin dhe largoni njerëzit, se nuk lozet futbolli vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.”, shkruan Kushta.

O

KH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"