Sokol Cikalleshi protagonist kryesor në Turqi, i jep fitoren ekipit të tij në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 19:07

Sokol Cikalleshi protagonist kryesor në Turqi, i jep fitoren ekipit të tij në sekondat e fundit

Akhisarspor ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi, ka mposhtur me rezultatin 4-3 Istanbulsporin ditën e sotme.Cikalleshi

Pikërisht protagonisti kryesor në këtë ndeshje ka qenë edhe Cikalleshi, i cili i ka dhënë fitoren ekipit të tij. Kur ndeshja ishte drejt përfundimit me rezultatin e barabartë 3-3, ishte sulmuesi nga Kavaja që realizoi për ekipin e tij.

29-vjeçari shënoi në minutën e 92’, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme ekipit të tij, që tashmë ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, duke shpresuar se do të arrijnë ngjitjen në Superligën turke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"