“Sofranak nuk po tregon përkushtim ndaj fanellës”, Vanoli përpara derbit me Partizanin: Unë nuk e braktis anijen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2022 | 18:10

“Sofranak nuk po tregon përkushtim ndaj fanellës”, Vanoli përpara derbit me Partizanin: Unë nuk e braktis anijen

Dinamo do të përballet me Partizanin në derbin e kryeqytetit, me “Nëndetësen” që e mban vetëm matematika në Superiore. Në konferencën përpara takimit, trajneri italian, Rodolfo Vanoli, shprehu se ende beson dhe se do të qëndrojë në skuadër edhe nëse ajo bie nga kategoria.

VANOLI

“Unë mendoj se qe kur kam ardhur këtu nuk me pëlqen te flas për fatin ose mungesën e tij , por për çdo gabim qoftë edhe minimal jemi penalizuar shume dhe uroj që duke nisur nga nesër, gjërat të ndryshojnë për mire, te jetë pak fat sepse duhet për te vazhduar ne rrugën tone.

E kam përgatitur ndeshjen si gjithmonë, djemve i kërkoj të qëndrojnë të kapur pas shpresës sepse ne futboll nuk i dihet kurrë. Në futboll unë kam luajtur edhe të famshmen Roma-Leçe që ishte gati kampion dhe ne te rrezuar nga kategoria dhe ndodhi e pabesueshmja, un mendoj qe kjo skuadre meriton diçka me shume për lojën qe ka prodhuar dhe situatën ku ndodhet. Nuk është e thjesht te luash në një situate te tille, punon për te arritur rezultate dhe rezultatet nuk vijnë. Djemve i kërkojë të vazhdojnë kështu, për sa i përket derbit, ato janë gjithmonë diçka speciale, janë ndeshje qe luhen vete. Uroj ta fitojmë edhe për presidentin, dua t’ia dhurojmë atij suksesin sepse e di sa përpiqet dhe sa e vuan situatën e momentit dhe nuk e meritonte këtë situatë. Jemi me besim dhe te karikuar si gjithmonë dhe besoj do te bëjmë një paraqitje te rëndësishme

Partizani është një ekip i madh, një klub shumë i rëndësishëm ne Shqipëri ashtu siç jemi dhe ne. Kanë një trajner shume te mirë, por e përsëris, derbit janë një ndeshje si asnjë tjetër. Mund te futesh në fushe dhe te ndryshosh çdo parashikim. Uroj qe nga nesër te ndryshojë dhe ky rendiment negativ sepse është e pabesueshme ajo që po ndodh.

Sofranak s’është në gjendje të mirë fizike dhe mendore dhe nuk po më tregon një përkushtim ndaj fanellës. Mendoj se ai duhet të beje diçka më shumë, sepse lojtari ka vlera të mëdha, u ble si një lojtar i rëndësishëm por nuk ka treguar rezultate. Trajneri duhet të mendojë gjithmonë sesi të vëri klubin në plan të parë. Kam një raport të veçantë me presidentin. Mendoj se kush e veshë ketë fanellë duhet ta dojë dhe ta nderojë. Sipas meje ka munguar kjo ndjenje e lojtarit ndaj fanellës. Sofranak duhet të punojë shumë për te arritur rezultate. Mija është i ri ashtu si Sofranak dhe të tjerët janë lojtar që janë e ardhmja e Dinamos dhe unë nuk kam frik ti hedh në fushë. Me mua te rinjtë kane luajtur gjithmonë.

Për fat të keq i kemi provuar të gjitha por pa rezultat. Kemi ndryshuar skeme dhe lojtar por asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar. Është një nga ato sezonet kur gjerat thjesht nuk ecin. Unë i shikoj lojtarët në stërvitje sesi përpiqen dhe më dëgjojnë, por është një sezon që topi thjesht nuk futet brenda. Djemtë duhet të vazhdojnë të përpiqen të shënojnë, por uroj që goli të mos vijë atëherë kur të jetë shumë vonë.

Unë nuk e braktis anijen, kam zgjedhur një projekt së bashku me presidentin. Nuk kam frikë nga Kategoria e Parë. Jam i bindur se Dinamo duhet të arrijë disa objektiva. Jam shumë i karikuar. Për mua është një sfidë personale. Nuk bëhet fjalë për para. Nuk kam drejtuar kurrë një ekip në Serinë B, por këtu e ndjej si obligim të qëndrojë, sepse kam gjetur personat e duhur në klub dhe besoj se më takon mua t’ia përcjell vlerat e klubit atyre që do të vijnë. Nuk behet fjalë te renditja. Ata qe janë pranë klubit e kanë kuptuar se ndryshimi ka filluar, për fat të keq mungojnë rezultatet dhe ato me penalizojnë mua dhe presidentin tim sepse ne jemi ata që penalizohemi prej tyre. Besoj se sezonin tjetër dikush duhet të shikohet në pasqyrë para se të flasë për ne.

Pasionin tim e kanë kuptuar te gjithë. Shpresoj që tifozët ta zerojnë atë çfarë ndodhi sivjet sepse vetëm bashkë mund ta rindërtojmë Dinamon. Unë nuk jam nga ata që largohem dhe si futbollist kam bërë kështu. Nëse tifozët na bashkohen, besoj se mund të shkruajmë një faqe tjetër të historisë së Dinamos”, u shpreh Vanoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"