“Snajperi Arnaiz”, 3 gola me 3 goditjet e para. Pasardhësi i Mesit tek Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2018 | 14:35

“Snajperi Arnaiz”, 3 gola me 3 goditjet e para. Pasardhësi i Mesit tek Barcelona

Hoze Arnaiz, ndoshta një Lionel Mesi i ri?! Pse jo, sepse Barcelona është mësuar që të rrisë talente të mëdhenj, ndonëse ai, ndryshe nga “Pleshti” është 22-vjeçar dhe debutimin me skuadrën e parë e ka bërë shumë vonë, duke kujtuar që argjentinasi ka veshur bluzën katalanase 17 vjeç. Gjithsesi, Arnaiz po shndërrohet në një fenomen të Kupës së Mbretit dhe ndërkohë ka arritur që të bëjë edhe diçka më madhështore sesa vetë Mesi.

hoze arnaiz

Dje, në sfidën e parë të 1/8-ave kundër Selta Vigos, ai i dha avantazhin Barçës në minutën e 15-të, me goditjen e parë të bërë në portë. Për sulmuesin është një rastësi e veçantë, ose ai është realisht një “snajper”, sepse ashtu si dje, edhe në dopio-duelin e më- parshëm në kupë, ndaj Murcias, ai shënoi në të dyja sfidat dhe sërish në të dyja, me goditjen e parë në portë (3 gola në 3 ndeshje, dhe të tria me goditjen e parë drejt kuadratit). Kjo statistikë e vë atë në vitrinën e talenteve që duhen mbajtur nën vëzhgim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"