“Smolling do të kthehet te Junajtid në fund të sezonit”, Solskajer tremb tifozët e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 14:53

“Smolling do të kthehet te Junajtid në fund të sezonit”, Solskajer tremb tifozët e Romës

Kris Smolling po kalon një formë të shkëlqyer së fundmi, teksa është bërë një nga lojtarët kryesorë te Roma.smalling_2_0_0

Mbrojtësi është i huazuar te verdhekuqtë, me të cilët është bërë një titullar i padiskutueshëm. Italianët kanë të drejtën e blerjes, të cilën me shumë mundësi pas paraqitjeve të shkëlqyera nga futbollisti do ta përdorin.

Megjithatë për të frenuar entuziazmin e tifozëve, ka menduar trajneri i Junajtid, Ole Gunar Solskjaer.Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se është i lumtur për këtë formë të mbrojtësit, duke shtuar se ai do të kthehet përsëri te “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit: “Unë jam shumë i lumtur për të, dhe për formën që ai po kalon.solskjaer

Të gjithë e dimë se në rast se një futbollist ndërron ambientin të ec mirë dhe kjo po ndodh me mbrojtësin. Megjithatë ai do të kthehet këtu në fund të sezonit.”, u shpreh Solskjer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"