“S’më zë gjumi prej Mesit”, trajneri i Brazilit: Me Rodrigon kam sqaruar gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 12:37

“S’më zë gjumi prej Mesit”, trajneri i Brazilit: Me Rodrigon kam sqaruar gjithçka

Miqësorja e sotme nuk mund të konsiderohet e tillë, sepse rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës është i njohur dhe i vjetër. Lidhur me sfidën e sotme, trajneri Tite ka deklaruar:

tite

“Po mundohem të bëj disa kombinime në formacion, sepse ndaj Argjentinës nuk e kemi pasur kurrë të lehtë. Ndeshjet ndahen në pjesë me Mesin dhe pa të, ndaj më duhet të gjej një zgjidhje të ndërmjetme. Për këtë arsye as nuk kam fjetur këto ditë”. Dëmtimi i Nejmarit komplikon disi zgjedhjet në sulm, kur Rodrigo i Realit mund të ketë hapësirë. Tite bën llogaritë pa yllin e PSG-së, për rokadën e të cilit me Rodrigon tha:

“Uroj që situatat rreth tij të qetësohen, megjithatë janë aspekte që nuk varen nga unë. Nuk i zgjidh dot asnjë problem, ndaj uroj që çdo që të sistemohet vetë. Sa i përket Rodrigos, kam folur dhe i kam treguar se e vlerësoj sjelljen e tij dhe gjithçka po bën në Madrid”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"