“S’më intereson fama, por suksesi ndërkombëtar”, boksieri shqiptar në Gjermani: Ruaj ende traditën e familjes së madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 13:41

“S’më intereson fama, por suksesi ndërkombëtar”, boksieri shqiptar në Gjermani: Ruaj ende traditën e familjes së madhe

Djaloshi nga Tirana po bën namin në Gjermani si boksier. Ndonëse nuk dëshiron shumë të ekspozohet, sepse synim e ka suksesin e jo famën, Armand Çullhaj këtë herë ka vendosur të ndajë disa përjetime të tij mbi jetën private dhe atë profesionale duke treguar synimet e tij në këtë intervistë. Është baba i një djali, por dëshiron të zgjerojë familjen e tij.

armand cullhaj13

U bënë shumë vite që jeni në këtë sport, na tregoni baticat dhe zbaticat që ke kaluar?

Është një rrugëtim shumë i gjatë. Me plot mund dhe sakrificë dhe shpresoj që një ditë do të më shpërblehet me titull kampion bote.

armand cullhaj1

Ka pasur momente që i keni rënë pishman?

Gjatë rrugëtimit, ka pasur shumë vështirësi, por që unë kam punuar fort dhe s’i kam humbur kurrë shpresat.

armand cullhaj2

Jeni rikthyer pak ditë më parë në ring dhe fituat lojën duke u shpallur kampion, na tregoni pak ato emocione?

Pas një pauze të gjatë, ishte një emocion i përjetuar sikur të ishte ndeshja e parë për mua. Por gjithçka shkoi sipas planit dhe jam mirënjohës për të gjithë ata që ishin aty për mua dhe veçanërisht sponsorit tim gjeneral “Gromessbau” (Valon Hoxha).

armand cullhaj3

Si sport, a është fitimprurës?

Si çdo sport, edhe boksi ka fitimet e veta. Por normalisht që duhet shumë punë dhe mund.

A keni arritur kulminacionin e duhur në karrierë apo ka akoma shumë punë?

Jam rikthyer shumë i motivuar për të arritur qëllimin, të cilin e kam pasur që nga dita e parë në këtë sport.

armand cullhaj4

Ndonëse shumë vite merresh me këtë sport, nuk e vuani vëmendjen e famës?

Unë nuk jam i fokusuar në famë, jam i përkushtuar në qëllimet e mia që një ditë të arrij titullin kampion bote.

Në moshë të re, keni arritur shumë suksese, me çfarë tjetër merret Armandi në Gjermani?

Përveçse si boksier, kam Kickbox-studion dhe boks-studion time në München, që quhet KampfsportstudioBayern.

armand cullhaj5

Keni gjithashtu një familje të mrekullueshme, e vazhdoni traditën shqiptare për familje të madhe?

Kam një familje të mrekullueshme dhe me shpresë që të zgjerohet më shumë.

armand cullhaj6

A është kjo jeta jote që e ke menduar gjithmonë?

Jeta ime ka qenë gjithmonë e lidhur me boksin dhe gjithçka po rrjedh ashtu siç dua.

Sa u përket pushimeve, këtë vit ku do t’i kaloni?

Pushimet e mia do t’i kaloj në Spanjë dhe patjetër pranë familjes në Shqipëri.

armand cullhaj8

armand cullhaj7

armand cullhaj9

armand cullhaj10
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"