Smajli e quajti të paaftë, presidenti Noka i përgjigjet ish-mbrojtësit: Në krahun e tij hapej porta

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 21, 2019 | 19:33

Besëlidhja Kategoria e pare Të fundit

Smajli e quajti të paaftë, presidenti Noka i përgjigjet ish-mbrojtësit: Në krahun e tij hapej porta

Pas deklaratave të një dite më parë të ishmbrojtësit Dritan Smajli në adresë të drejtuesve të Besëlidhjes, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit Gjok Noka, i cili për “Panorama Sport” ka thënë:

gjok noka

“Besëlidhja është një skuadër nga më të mirat, jo vetëm e Kategorisë së Parë, por edhe e Superiores, nga të gjitha pikëpamjet, ndaj nuk ka mbetur t’i bëjë analizë Dritan Smajli.

Kur Smajlin e larguan ekipet e Superiores dhe po i merrte bisht karriera, presidenti Noka e mori te Besëlidhja. Kur Smajli ishte mbrojtës te Besëlidhja, në pozicionin e tij është hapur porta dhe kjo gjë na kushtoi gjithë sezonin, humbja me Kamzën në Lezhë, ku pësuam tre gola për faj të mbrojtjes. Atëherë e kam kuptuar çfarë po më ndodhte, ndaj mezi prita mbylljen e sezonit që ta përzija nga ekipi, ashtu siç kanë bërë edhe skuadrat e tjera ku ka luajtur.

smajli-vllazni-653x420

Sa i përket largimit të tifozërisë, ajo ka qenë e pranishme në shkallët e stadiumit, por kur nuk je, nuk e shikon. Ai e ndjek dhe i intereson Besëlidhja kur merr paratë dhe hap e mbyll portën, sipas interesit të tij. Sa i përket paaftësisë së stafit tim, korrektësia dhe paaftësia nuk mund të jetojnë bashkë, ndaj kjo nuk qëndron.

Kur e kam marrë Besëlidhjen, nuk kam pyetur Dritan Smajlin dhe askënd tjetër, pasi kam besuar në mundësitë e mia, ndaj nuk mund të më japë mend ai tani pas 10 vjetësh që e drejtoj e financoj skuadrën. Jam presidenti më korrekt, jo se dëshiroj, por faktet flasin vetë. Besëlidhja është skuadra më e pastër e kampionatit shqiptar të futbollit, nuk ka asnjë të metë, kjo falë meje dhe stafit që më rrethon.

Besëlidhja do ta vijojë këtë rrugë pastërtie dhe korrektësie sa të jem unë president, këtë e deklaroj me plot bindje. Matrapazët që rrethojnë Dritan Smajlin dhe ai vetë personalisht nuk kanë shanse më te Besëlidhja. Ia dhashë shansin kur ishte në fund të karrierës së tij, por e shpërdoroi për shkaqet që përmenda më lart.

noka

Ai sot mund të ishte pjesë e ekipit dhe më vonë edhe e stafit, por ai nuk mund të vazhdonte më për fajet e tij. Jo vetëm Dritan Smajli, por askush nuk mund ta përbaltë Besëlidhjen sa të jem unë në krye të saj, bëhet fjalë për matrapazët. Si president i Besëlidhjes, i bëj thirrje Dritan Smajlit të merret me punët e tij, ka kush përgjigjet për Besëlidhjen”.

SKUADRA – Për sa i përket organizimit të fazës përgatitore dhe ecurisë së skuadrës, presidenti Gjok Noka u shpreh: “Deri në fillim të gushtit skuadra do të stërvitet në Lezhë, kurse në muajin gusht, në dakordësi me trajnerin, mund të dalim të paktën për dy javë jashtë Lezhës.

Në merkato deri tani kemi ndërhyrë në disa pozicione që ishin më me probleme, ku kemi sjellë katër futbollistë: Shetën, Kolecin, Gjorgjeviçin dhe Çokiçin, i cili besoj se do ta bindë trajnerin, por po mendojmë edhe për afrime të tjera, sipas nevojës. Jam i gatshëm që me këtë skuadër që po formatohet, të luaj që këtë sezon në Superiore, pasi ende është e hapur dera për atje, duke qenë se disa skuadra ka gjasa që të mos licencohen”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com