Smajlaj nuk ia del, renditet i gjashti në kërcim së gjati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 23:02

Smajlaj nuk ia del, renditet i gjashti në kërcim së gjati

Izmir Smajlaj u rendit vetëm i gjashti në finalen e kërcimit së gjati në kampionati europian të atletikës që po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Atleti shkodran, nuk dha një rezultat shumë të mirë, nga i cili pritej të ishte në zonën e medaljeve.

smajlaj

Në 6 prova të realizuara, ajo e pesta ishte më e mira për shkodranin, me 7.99 metra të kërcyer. Prova e parë, e katërt dhe e fundit ishin faull, ndërsa ajo e dytë dhe e tretë, respektivisht 7.83m dhe 7.73m.

Vendin e parë e fitoi greku Tentoglu, me 8.25 metra të kërcyer, ndërsa i dyti doli gjermani Heinle, me 8.13 metra të kërcyer, po aq sa edhe vendi i tretë, ukrainasi Nikiforov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"