Sllovaku i premton besnikëri: Inter, nuk largohem. De Vrij e mirëpres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 21:28

Sllovaku i premton besnikëri: Inter, nuk largohem. De Vrij e mirëpres

Solid, imponues, agre siv nëse duhet, i përu lur në përgjithësi dhe me marzhe të gjëra përmirësimi: Milan Shkrinjar ka hyrë menjëherë në zemrat e popullit zikaltër dhe në harkun e disa muajve ka justifikuar një investim që në fillim të kampionatit ngjasonte me një gjysmë-basti.

Dukeshin, në fakt, shumë 28 milionë eurot (kjo ishte, me përafërsi, shifra në bilanc) për një djalosh që vinte nga një sezon diçka më shumë mbi normalen me Sampdorian. Por sot, llogaritë po dalin. Një vlerësim pranë 40 milionëve, me prirje për t’u rritur nëse do vazhdojnë interesimet e klubeve me njëfarë peshe: Mançester Siti e Barcelona u kanë kërkuar, në fakt, informacione për mbrojtësin sllovak drejtuesve të merkatos së zikaltërve.

milan shkrinjiar

STAKANOVIST

Ndërkaq, në Milano mund të shijojnë statistikat e tij prej kampioni: Shkrinjar ka zhvilluar deri më tani të gjitha ndeshjet zyrtare, gjithmonë titullar dhe asnjëherë i zëvendësuar; 27 në kampionat (6,39 mesatarja e notës nga “La Gazzetta dello Sport”) dhe dy (nga 120′) në Kupën e Italisë. Katër gola (përveçse katër shtylla të goditura, e fundit të dielën në mbrëmje kundër Napolit), kundër Krotones, Sampdorias, Kievos e Beneventos. Dhe Shkrinjar premton se këto shifra tifozëria zikaltër do i shijojë për një kohë të gjatë.

BESNIKËRI

Në prag të Sampdoria-Inter, Milani, ish-i i bardhebluve, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Mediaset Premium”: “Duhet të japim maksimumin. Do jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, kështu është gjithmonë kur përballesh me ishskuadrën. Ne jemi Interi dhe e kemi detyrim fitoren, e kemi të nevojshme. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga fitorja e fundit në transfertë. Objektivi ynë? Ishte dhe mbetet kualifikimi në Champions. Duhet të japim gjithmonë 110 për qind në çdo minutë të çdo ndeshjeje përgjatë gjithë 90′”.

Sllovaku i ka hapur dyert më pas, transferimit të Stefan De Vrij në klubin zikaltër: “E kam parë gjithmonë si një lojtar të fortë, kam luajtur kundër tij dhe gjithmonë ka treguar se ka cilësi të shumta. Me siguri do na ndihmonte”. Duke u rikthyer te Inter-Napoli, ndeshja e kampionatit e përfunduar në barazim të dielën e kaluar, sllovaku shton: “Kundër tyre nuk është asnjëherë e lehtë, topin e patën gjithmonë ata, por nisëm disa kundërsulme të mira. Patëm raste, disa, por duhet të japim më shumë. Fjalët e Spaletit duhet të na shërbejnë si stimul: duhet të qëndrojmë të përqendruar përgjatë gjithë ndeshjes”. Pyetja e fundit, e paevitueshme, i dedikohet të ardhmes së lojtarit. Por, “Jam i lumtur tek Interi”, e ka prerë shkurt Shkrinjar.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"