Skualifikohet basketbollisti, doli “shtatzënë” në testin antidoping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 14:32

Skualifikohet basketbollisti, doli “shtatzënë” në testin antidoping

Shumë sportistë, për të rritur rezultate e tyre, kanë përfunduar pre e përdorimit të substancave të ndaluara. Rastet kanë qenë të shumta në të gjitha sportet, duke bërë që të kemi rregulla edhe më të ashpërsuara për ta luftuar këtë fenomen. Por ka edhe nga ata, të cilët mundohen të mashtrojnë dhe t’u shmangen kontrolleve, duke kërkuar të dalin të pastër.

dj-cooper

Një rast i fundit në basketbollin profesionist ka bërë shumë bujë në të gjithë botën. D.J. Kuper, gjiganti 28-vjeçar, i lindur në Çikago, me një karrierë të suksesshme në Europë, kishte menduar një ide “gjeniale” për të dalë i pastër në testin antidoping, por plani nuk i shkoi ashtu siç e kishte menduar.

Basketbollisti 28-vjeçar akuzohet se ka përdorur substanca të ndaluara dhe i ka fshehur në një mënyrë sa hileqare, njëkohësisht edhe aq komike. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e skualifikoi 24 muaj pasi në testet e fundit antidoping, D.J. Kuper rezultoi shtatzënë.

Mund të duket e pabesueshme, por rezultati i testit ishte i qartë dhe e tregonte atë shtatzënë. Hetuesit e UADA-s u çuditën nga ky përfundim, por hetimet treguan se basketbollisti kishte ndërruar kampionin e urinës me të dashurën e tij, pa ditur se ajo ishte shtatzënë. Mashtrimi i mbetur në tentativë do t’i kushtojë shumë lojtarit amerikan, pasi përveç gjobës dhe skualifikimit, ai nuk do të mund të marrë pasaportën boshnjake për të cilën kishte aplikuar, e që mund t’i zgjaste karrierën në Europë. E gjitha kjo situatë u krijua për shkak të mashtrimit me analizat antidoping.

1282639-625x375

D.J Kuper i druhej evidentimit për substancat e ndaluara që kishte përdoruar, ndërkohë që u zbulua me hormonin GHC, hormon që prodhon placenta dhe që karakterizon shtatzëninë te femrat. Kështu, plani i lojtarit për t’i shpëtuar testit antidoping,rezultoi një katastrofë e vërtetë, ku përveç dënimit, përfundoi në faqet e para të mediave më të mëdha botërore. Kuper luan në Europë prej 7 sezonesh dhe ka milituar në kampionate si ai grek, rus, francez. Së fundmi po bëhej gati për aventurën e re në Bosnjë-Hercegovinë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"