Skuadrat nxjerrin “pankinat”, ja çfarë ndodh në Formula 1 në rast se një pilot infektohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 19:54

Skuadrat nxjerrin “pankinat”, ja çfarë ndodh në Formula 1 në rast se një pilot infektohet

Formula 1, ashtu si shumë prej sporteve të tjera në botë, do që të rinisë të garojë, ndonëse kalendari paraprakisht ka vetëm 8 gara të sigurta për në Europë, ndërsa pjesa tjetër jashtë kontinentit është ende në diskutim, edhe pse disa Çmime të Mëdha janë zyrtarisht të anuluara si për shembull ai i Vietnamit apo edhe ai i Holandës.

formula 1

Por, ndërkohë, duke parë edhe situatën me Koronavirusin nëpër botë, edhe sporti më i rëndësishëm i automobilizmit ka vendosur që të mos ndalojë, në rast se ndonjë prej pjesëtarëve të skuadrës do të rezultojë i infektuar me “COVID19” apo akoma më shumë ndonjë prej pilotëve.

Madje, skuderitë e Formulës 1, nga rifillimi i sezonit e deri në përfundim të tij, bëjnë mirë që të kenë gati një pankinë, në të cilën të ulen pilotët rezervë, pasi garat nuk do të ndërpriten në asnjë mënyrë, edhe në rast se konfirmohen të infektuar. “Nuk do të anulojmë asnjë garë deri në përfundim të kampionatit.

Nëse do të kemi një rast të infektuar, vetëm personi në fjalë do të vendoset në karantinë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojë punën e tij. Edhe sikur i infektuari të jetë pilot, skuadrat bëjnë mirë që të mbajnë në nxehmje pilotët e tyre rezervë apo ata të akademive personale, për t’i pasur të dyja makinat në pistën e garave”, u shpreh dje Çejs Kerij, bosi i Formulës 1, në pritje të Çmimit të Madh të Austrisë, në program më datë 5 korrik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"